Ekzekutohet me 2 plumba bariu shqiptar

eke

Një shqiptar u vra sot me 2 plumba në kokë, në Leçe të Italisë. 23-vjeçari, Qamil Hyraj, i cili punonte si bari, u gjet i vdekur.
Sipas mediave italiane trupi i pajetë i 23-vjeçarit është gjetur nga pronari i fermës, i cili kishte shkuar që t’i dërgonte drekën në Torre Lapillo, pranë bregdetit Jon. Kur ka shkuar në fermë, pronari italian ka parë një furgon të përmbysur dhe trupin e pajetë të shqiptarit, i cili kishte dy plumba pistolete në kokë.

Shkaku i vrasjes së stilit mafioz dyshohet të jetë ajo e larjeve të hesape mes grupeve kriminale. “Pasi është qëlluar me pistoletë në ballë, i riu është thyer në gjunjë dhe ka rënë me fytyrë përballë me tokën. Vrasësi ndoshta e ka detyruar ta gjunjëzojë djaloshin”, -shkruajnë mediat italiane.

Hyraj njihej në zonë si një djalosh i qetë dhe i qeshur. Banorë të zonës thonë se ai e bënte shpesh rrugën Itali-Shqipëri, por asnjëherë nuk ka pasur precedentë penalë.

Kohët e fundit thuhet se Hyraj kishte udhëtuar shumë shpesh drejt Shqipërisë , ku dyshohet se ka marrë me vete drogë, armë e para për llogari të bandave kriminale.