Eksploziv në Xhaminë e Drenasit, Momenti kur policia gjen eksplozivin në Xhami (VIDEO)


Në oborrin e kësaj xhamie janë gjetur 1.5 kilogramë eksplozivë, ndërsa policia akoma është duke zhvilluar hetime rreth këtij rasti.
Ndërsa imami i xhamisë së Drenasit, Osman Musliu, është shprehur i tmerruar me gjetjen e eksplozivit në xhaminë në të cilën ai ligjëron, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë për Klan Kosovën se në momentin kur është gjetur eksplozivi në xhami kishte edhe fëmijë.

“Zoti na shpëtoi nga ky tmerr, se patëm të vdesim të gjithë. Ata që kanë vendosur eksplozivin në xhami duket se kanë qenë profesionistë të njëmendët”, ka thënë Musliu, i cili pohoi se policia veç gjendet në vendin e ngjarjes dhe po shohin si të veprojnë më tutje.

“Për momentin jam duke dhënë deklaratë në polici në Drenas”, pohoi Osmani “policia është në xhami ende, dhe po marrin masa se si të veprohet me eksplozivin e gjetur. Në dhe përreth xhamisë ka pas njerëz, ka pasur edhe fëmijë”.
auto_asvas1454085956