Eksperimenti: Nuk njohin të afërmit e maskuar si të pastrehë (video)

NËSE NJË ANËTAR I FAMILJES SUAJ MASKOHET SI NJË I PASTREHË, DO TA NJIHNIT?

Kjo është pyetja që një fushatë e re – Bëjini Ata të Dukshëm – po i drejton njerëzve. Në video shfaqen disa persona të cilët përballen sy më sy me të afërmit e tyre të veshur si njerëz që jetojnë në rrugë. Megjithatë, asnjë pjesëmarrës nuk e njohu nënën, vëllanë apo partnerin e vet në atë gjendje.

Eksperimenti ka si qëllim të tregojë sesa të padukshëm janë bërë për syrin tonë personat që jetojnë në rrugë dhe sesa të pa interesuar jemi për problemet e tyre.

Mesazhi kryesor është se edhe ata, që nuk kanë një çati mbi kokë, janë persona si ne, por me një përjashtim: ata janë në telashe dhe po vuajnë. Ata janë gjithashtu familjari i dikujt.

Screenshot_6