Eksperiment social: Si reagojnë njerëzit me tiketën e huaj fituese të lotarisë! (Video)

eksperiment-social-si-reagojn-euml-njer-euml-zit-me-tiket-euml-n-e-huaj-fituese-t-euml-lotaris-euml-video_hd

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, një i ri ka bërë një eksperiment social, për të parë si reagojnë njerëzit kur gjejnë një tiketë fituese të lotarisë, por që i përket dikujt.

Josh Paler Lin, ka marrë disa tiketa të rrejshme të lotarisë dhe është afruar tek njerëz të ndryshëm, për të konfirmuar nëse vërtetë ka fituar, transmeton Telegrafi.

Më pas, ai është larguar me nxitim, duke bërë kinse po i bie tiketa pa dashje.

Ky eksperiment social, tregon reagime të ndryshme të njerëzve.

Disa e marrin tiketën dhe largohen me të, ndërsa ka të tillë që e ndjekin pas për të ja kthyer.

Shikoni videon e plasuar, për të parë reagimet e njerëzve, lidhur me fitoren që i përket dikujt tjetër.