Ekskluzive: ‘Zëri’ sjellë audio-incizime ku trajneri serb dëgjohet duke i fyer shumë keq shqiptarët

loading...


Organizatat ndërkombëtare të boksit do të duhej që menjëherë ta dënonin apo ta përjashtonin nga ky sport trajnerin serb, Alexander Petkoviç. Kjo pasi Petkoviç del të jetë një anti-shqiptar i çmendur, shkruan “Zëri.info”.

Gazeta “Zëri” i ka siguruar disa audio-incizime, në të cilat Petkoviç dëgjohet duke i fyer tepër keq shqiptarët, siç i quan ai, “myslimanët shqiptarë”.

Audio-incizimet janë bërë pas meçit që boksieri i tij serb, Andrej Pesiç, e zhvilloi ndaj boksierit shqiptar, Astrit Klimenta. Ky i fundit ishte provokuar dhe ishte fyer në baza etnike dhe familjare nga ekipi serb, raporton Zëri.

Me këtë rast boksieri shqiptar ia kishte kafshuar veshin kundërshtarit serb, me ç’rast ka ardhur deri te një kacafytje në mes Astrit Klimenta dhe trajnerit, Alexander Petkoviç, të cilët kanë shkëmbyer grushte.

Pas incidentit, Petkoviç nuk është ndalur së fyeri shqiptarët. /Zëri/
auto_maxresdefault1460403405

loading...

Vërejtje: Fyerjet janë të rënda dhe përmbajnë fjalor të ndytë!

loading...