Ekskluzive: Vetëvendosje vendos me referendum të brendshëm fatin e marrëveshjes me Bllokun

Albin Kurti do të takohet sot në mbrëmje edhe njëherë me liderët e Bllokut për të diskutuar përafrimet e grupeve punuese gjatë këtyre ditëve.

Edhe pse sot më herët kishte një takim, aty nuk u arrit ndonjë marrëveshje, ndërsa tani pas disa orëve do të provohet edhe njëherë një gjë e tillë.

Ndërkohë gjatë kësaj kohe, burimet të gazetës “Zëri” mësojnë se Vetëvendosje do të bëjë një referendum brenda partisë, për të hedhur në votim, se a duhet të kalojnë përafrimet e Vetëvendosjes me ato të bllokut apo jo.

Në rast se pas referendumit, Vetëvendosje voton pro përafrimeve, atëherë do të kemi një marrëveshje mes kësaj partie dhe bllokut dhe rrjedhimisht edhe qeverinë e re.