Ekskluzive/ Vajza gjakos djalin me çantë në mes të Bllokut, pamjet e arrestimit

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme rreth një orë më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Një qytetar ka arritur të filmojë një moment të pakëndshëm pranë zonës së Librit Universitar.

Një person i gjakosur duket se si po shoqërohet nga policia në makinën e tyre. Sipas dëshmitarëve por edhe nga ato që thotë personi, mendohet se e ka goditur një vajzë e cila shfaqet pak më tej në këtë video.

Raportohet se ky njeri e kishte ngacmuar këtë vajzë dhe se ajo e kishte goditur me çantë duke e gjakosur, por kjo ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

Nga pamjet duket se si përveç këtij personi, në polici shoqërohet edhe vajza. Ju ftojmë në vijim të ndiqni pamjet që shqetësuan mjaft banorë në atë zonë.