EKSKLUZIVE: Si u hesht vrasja e punëtorit të paregjistruar të ‘Bon Vivant’?

loading...


Rrahman Uka ishte punëtori i sigurimit të lokalit me emrin ‘Bon Vivant’, i cili u vra për shkak të një konflikti, konflikt ky që erdhi me shkak moslejimin e personit që të futej në lokal.

Me urdhër të pronarëve, punëtori i sigurimit ishte i detyruar të përzgjedhte klientelën se kush mundet dhe kush nuk mundet të ulej në lokalin ‘Bon Vivant’, ky ishte shkaktari kryesor i vrasjes.

Por, si ndodhi që ky rast të heshtet?

QdheQ mëson që pronarët e ‘Bon Vivant’-it i kanë blerë një banesë familjes së të ndjerit me shumë prej 70 000 euro. Poashtu merret vesh se ky punëtor ishte i paregjistruar atë kohë në kompani dhe për të nuk po paguheshin taksa dhe kontribute.

QdheQ ndër të tjera ka mësuar se Bon Vivant është pronë e këshilltarit të ish-kreut të SHIK-ut dhe Kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Uran Ismaili, i cili ka shfrytëzuar autoritetin e tij dhe të shefit të tij për ta heshtur këtë rast edhe publikisht edhe institucionalisht.

Sikurse rasti i Ukës, më parë, në vendin e punës, kanë humbur jetën edhe disa punëtor shqiptarë në Kazakistan në kuadër të kompanisë Mabetex.

Edhe sa punëtorë të tjerë pa kontrata, pa sigurime shëndetësore dhe pa pagesë të tatimeve e kontributeve duhet të vriten e të vdesin në vendet e punës, që institucionet tona të intervenojnë!?

/QdheQ
EKS

loading...

loading...