Ekskluzive..Pergjohen telefonat e Hashim Thacit (5 Video)

loading...

loading...
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka rënë në një përgjim gjatë bisedave me shefin e grupit parlamentar të partisë së tij, Adem Grabovci. Thaçi gjatë bisedës kryetarin e kuvendit Jakup Krasniqi e quan “Jakupovski”, derisa heziton të shkojë në Malishevë për të mbajtur një fjalim në 12-vjetorin e PDK-së nga frika se mos po “ia gjigav kush”. Në një e-mail, që u është dërguar medieve, janë përgjimet telefonike të regjistruara në audio, dëgjohen duke biseduar zyrtarët më të lartë të PDK-së, përfshirë edhe ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli.
Në një bisedë tjetër dëgjohet duke folur Vlora Çitaku me Grabovcin. Ajo thotë se sa të jetë Jakup Krasniqi do të jetë problem, ndërsa Grabovci i kërkon t’i punësojë dikë si praktikant në Ministrinë e saj.Më “atraktivi” duket Sami Lushtaku, i cili të sharat nuk i heq nga goja. Ai e quan Krasniqin qen dhe e pyet Grabovcin se pse nuk po e shkarkon partia. Ndërkohë, Grabovci i raporton për çdo detaj Kadri Veselit.
Si u bënë këto përgjime. Nga kush janë të autorizuara ato. Këtë do ta mësoni gjerësisht në “Kohën Ditore” të së premtes.

Ndiqeni Videon…

loading...