Ekskluzive: Këtë video të Tunës kur këndonte në Turqi nuk e keni parë asnjëherë (VIDEO)

ttuna-618x358

Në fillimet e karrierës së saj, Altuna Sejdi depërtoi edhe jashtë kufijve shqiptarë. Në vitin 2004 ajo ishte e ftuar në një nga emisionet më të ndjekura në Televizionin publik të Turqisë (TRT). Ideja e emisionit ishte që në çdo javë të emisionit të kishte dy këngëtarë të ftuar jashtë turqisë dhe një turk, e në këtë rast ishin të ftuar dy artistë nga Maqedonia, Tuna dhe Martin Vucic ndërsa këngëtari turk ishte Atilla Tash. Tuna në këtë emision befason tek shihet duke komunikuar në gjuhën turke dhe sqaron se ajo e njeh gjuhën pasi nëna e saj është nga Turqia. Në videoklipin prezantues të këngëtares shihen edhe fotografi të Prishtinës. Tuna ka performuar live një këngë turke në këtë emision të vitit 2004 dhe dy këngë shqipe (të cilat nuk gjenden në Youtube) kështu duke u bërë këngëtarja e parë shqiptare që këndon shqip në televizionin nacional të Turqisë.

https://youtu.be/ptWlBHHtS30