Ekskluzive: Ja lista tjetër e këngëtarëve që do të përballen me ligjin

Cana-640x358
Kjo është pjesa e dytë e këngëtarëve kosovarë të cilët do të ftohen në prokurorinë e shtetit për shkak të shmangies së tatimit, evazionit fiskal, dhe shpëlarjes të parave.
Indeksonline ju sjellë edhe 12 emra të tjerë të këngëtarëve të cilët do të thirren në prokurorinë e shtetit në ditët në vijim për të dhënë deklaratat e tyre lidhur me këtë çështje.
Kjo është pjesa e dytë e këngëtarëve për të cilët Indeksonline po raporton.
Këta këngëtarë asnjëherë nuk i kanë paguar tatim shtetit të Kosovës ose kanë bërë pagesa simbolike, e në këtë mënyrë të gjitha të hyrat që ata kanë marrë nga mbrëmjet muzikore i kanë shkaktuar dëme milionëshe buxhetit të Kosovës.
Mbi 4 milionë euro llogaritet se këta këngëtarë i kanë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit duke mos e deklaruar të ardhurat e tyre në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).
Ndërkaq në listen e prokurorisë figurojnë rreth 50 këngëtarë të estradës të cilët janë duke u hetuar nga Prokuroria dhe njësia për Krime Ekonomike.
Sipas burimeve të Indeksonline, këtyre këngëtarëve do t’iu konfiskohen e gjithë pasuria, veturat luksoze që i kanë blerë dhe po ashtu do t’iu kërkohet që ta tregojnë prejardhjen e pasurisë së tyre.
1. Ramadan Krasniqi (Dani)
2. Blerim Muharremi (Blero)
3. Genta Ismaili
4. Afrim Muçiqi
5. Kreshnik Fazliu (Mc Kresha)
6. Afërdita Demaku
7. Violetë Kukaj-Retkoceri
8. Nystret Muçiqi
9. Merita Muçiqi
10. Albatrit Muçiqi
11. Jehona Sopi
12. Korab Shaqiri
Këta janë 12 këngëtarët të cilët do të ftohen në Prokurorinë e Shtetit që ta japin deklaratën e tyre në polici dhe të njëjtit rrezikojnë të arrestohen.
Indeksonline do ju sjellë edhe pjesën tjetër të këngëtarëve të cilët po hetohen nga prokuroria për shmangie të tatimit dhe evazion fiskal.