Ekskluzive/ Babai i Ergi Dinit “thyen” heshtjen: Nuk e kuptoj pse e shkruajta atë poezi…Mu thaftë dora!

loading...

dinis-family_1480081431-4455011-530x300

loading...
Mbrëmjen e 21 nëntorit Ergi Dini, një këngëtar i ri në moshë, vetëm 22 vjeç u nda nga jeta në një aksident me motor së bashku me mikun e tij 21-vjeçar Kejdi Halili.
Të shumta ishin mesazhet ngushëlluese për familjarët e tij, nga personazhe të njohur me të cilët Ergi, fitues i “X Factor Albania” u rrit profesionalisht, por edhe nga shumë shkodranë që e panë të hedhë hapat e parë në botën e muzikës.

Babai i tij, Dashamiri, gazetar, vetëm një natë para se të mësonte lajmin e kobshëm… kishte ndier diçka. Një poezi e shkruar prej tij dhe e postuar në rrjetin social “Facebook”:

“ÇAST I KEQ

Vdekja më vështron me sytë tuaj…

Retë dhe pulëbardhat digjen nga perëndimi.

Mbi buzët tuaja prej lamtumire, më pret puthja e fundit.

Hëh!

Trëndafilat prej gjaku të urrejtjes, do thahen në parvazin e horizontit.

Unë pres i veshur me smokingun e zi te muzgut, të takoj ditën tjetër…”

Por çfarë thotë sot, babai i Ergit për këto vargje?!

“Fatkeqësisht kjo poezi u shkrua një ditë përpara kobit, mu m’u thaftë dora. Nuk arrita të kuptoj kur e shkruajta, se për çfarë e shkruajta, çfarë doja të thoja?! Hedhja e saj qe shumë instiktive. Kuptimin e mora vesh vetëm të nesërmen në mbrëmje… kur mora lajmin e kobshëm”, thotë ai, – shkruan Express.

Pavarësisht se i kapluar nga dhimbja për humbjen e djalit të vetëm, Dashamiri ka gjetur forcën të falënderojë njerëzit e shumtë që e kanë ngushëlluar në rrjetet sociale. Duke i kthyer përgjigje të gjithëve një më një, gazetari i njohur dhe poeti ka tërhequr vëmendjen e tyre për forcën e gjetur për të vazhduar para.

“Të përgëzoj për forcën e gjetur për të kthyer përgjigje në komente. Bashkohem me dhimbjen tuaj”, – i shkruan një e njohur.

“E si mos të falënderoj e uroj ty e të gjithë të tjerët që me mesazhet pafund që më dërgoni ndani nga një copë dhimbje me mua. Zoti jua shpërbleftë me lumtuni dashamirësinë që tregoni për Ergin. Janë miqt, fansat e djalit tim. Janë njerëz që si dhe ju po përpiqen të më lehtësojnë nga barra e tmerrshme e dëshpërimit! U detyrohem të gjithëve ju në emër të shpirtit të Djalit tim!”, shkruan Dashamir Dini, në këto përgjigje që flasin shumë për forcën e karakterit të tij, si shtyllë kryesore e familjes që duhet t’i gjendet pranë bashkëshortes dhe dy vajzave të ti

loading...