Ekskluzive: Adnan Januzaj luan për Kosovën!

step5

Mos ftesa e përfaqësueses belge për ndeshjet kualifikuese për Adnan Januzaj, ka irituar këtë të fundit. Kësisoj, ai mund ti bashkohet pëefaësueses së Kosovës ose të paktën të paraqitet në ndonjë miqësore.

Burime të “Zërit” kanë thënë se babai i Adnanit, Abedinin është në bisedime me krerët e Federatës së Kosovës (FFK).

Ndryshe, selelektori i Belgjikës, Marc Ëilmots nuk e ka ftuar mesfushorin Adnan Januzaj për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2016 kundër Qipros dhe Izraelit për shkak të paraqitjeve të kufizuara të tij në Manchester United.

Januzaj ishte pjesë e secilës skuadër, përfshirë asaj që mori pjesë në Kampionatin botëror në Brazil. Por, Ëilmots ka theksuar se konkurrenca e fortë në mesfushë e detyroi atë që të mos e ftojë Januzajn.

“Nuk kam dyshime për kualitetet e tij, por kam fare pak mundësi ta shoh, për të që të shfaq kualitetet”, deklaroi Ëilmots në konferencë për shtyp.