Eh, ç’të bën dashuria! Gjyshja humbet pasurinë e familjen

loading...

ekins

loading...
Një gjyshe nga Britania e Madhe shiti shtëpinë e saj dhe humbi të gjitha kursimet, pasi e braktisi i dashuri i saj, shumë vjet më i ri.

Pat Ekins, 50 vjeç, u marros nga dashuria ndaj një turku, të cilin e njohu gjatë pushimeve në Marmara.

28- vjeçari Ibrahim Halin kishte nevojë për para për një lokalin e tij në Turqi.

Ekins shiti shtëpinë e saj në Britani dhe bashkë me kursimet, ia dorëzoi të dashurit.

Por sapo paratë kaluan në llogarinë bankare të Ibrahimit, ai u zhduk.

“Shkova në Turqi dhe transferova të gjithë paratë në llogarinë e tij. Ai u largua nga apartamenti, duke thënë se do të kthehej, por nuk u kthye. Ditën tjetër e kuptova se çfarë kishte ndodhur.

Ishte e tmerrshme. Mendova se ishim të lumtur. Preka fundin,” thotë Ekins, që i dha turkut 70 mijë sterlina.

Ajo fjeti në dyshemenë e një berberhane në Turqi, pasi nuk kishte më para. Një mikeshë i bleu një biletë për tu kthyer në Britani.

Por aty gjërat u bënë më keq, pasi familja e braktisi, duke qenë se ajo e kishte shitur shtëpinë pa u treguar atyre.

“Kisha thyer zemrën e vajzës sime. Pasi humba gjithçka, nisa të fle në park dhe të kërkoj në kazanë plehrash për ushqim,” thotë ajo.

Pas vuajtjeve të shumta, ajo u pranua në një shtëpi bamirësie.

Tani jeta e saj është sistemuar. Me të bijën komunikon dhe ajo i dërgon fotot e nipave. Por për ta vizituar nuk e ka vizituar akoma.

 

loading...