Egla tregon “sekretin”, si i gjuajti Alesia për t’u bërë pjesë e lidhjes treshe me Aleksandrin

Egla Harxhi është shfaqur sonte tek “Zonë e Lirë” ku ka folur rreth lidhje së saj treshe, me një mashkull dhe një femër.

Ajo ka rrëfyer se si nisi lidhja me Alesian, vajza që iu bashku lidhjes së saj me Aleksandrin. Egla tregon se në fillim ishte ajo që u lidh me Alesian dhe pas disa muajsh, kjo e fundit i shprehu hapur se donte që të jetonte me ata të dy.

“Ajo na gjuajti ne në fakt. Ne të dyja jemi njohur në fillim dhe kemi pasur një lidhje bashkë, e më pas ajo më tha hapur që donte të jetonte me ne. U habita pak dhe i thash se nuk e kishte provuar më parë dhe se nuk e dinte se ishte një marrëdhënie të tillë, por ajo nuk u tërhoq”, është shprehur ish-missi shqiptar.

“Para Alesias ne kemi pasur raporte të tjera treshe por nuk kanë qenë stabël”, ka vijuar më tej.

E pyetur se si shkon lidhja mes tyre, Egla shprehet se është si çdo lidhje tjetër normale dhe se janë shumë mirë me njëri-tjetrin.