Egjipt, rrëmbejnë një vajzë, varen ne litar

381713_474488902604904_103116596_n

Dy burra të akuzuar për vjedhjen e një karroce me motorr dhe për rrëmbimin e një vajze të cilën e kishin futur në karrocën e vjedhur, janë rrahur keqas, janë zhveshur dhe janë varur nga këmbët nga një turmë e madhe njerëzish.

Rreth 3 mijë persona panë “spektaklin” dhe shumica prej tyre bërtisnin “vritini”. Dëshira u plotësua dhe dy burrat vdiqën nga plagët e mëdha të marra nga goditjet.

Ky ekzekutim publik erdhi një javë pasi Prokurori i Përgjithshëm u bëri thirrje qytetarëve që të ndalonin personat që shkelnin ligjin dhe t’i dorëzonin ata në polici. Kjo skenë është emblema e kaosit që ka mbërthyer Egjiptin, vendin e përfshirë nga protestat me karakter social, ekonomik dhe politik.