Edvin dhe Saimir Shullazi, jepni dorëheqjet! Boll më


Vazhdojnë skandalet e lidhjeve të Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të brendshëm Saimir Tahiri me grupe kriminale. Pas fakteve për lidhje me grupet e trafikur të drogës dhe ato me grupe kriminale si ai i Emiljano Shullazit, së fundmi del ne skenë edhe lidhja me “Eskobarin e Ballkanit”.

Mediat greke tashmë kanë filluar të publikojnë të plotë dhe pa iniciale emrin e “Baronit të Ballkanit” që drejton organizatën kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

“EpirusPost”, media që mbulon lajmet në veriun e Greqisë që dhe shumë media kryesore të Athinës iu referuan për këtë transport droge dhe ngjarje të tjera të lidhura me shqiptarët, ka denoncuar me emër Klemend Balilin, si “Escobari i Ballkanit” dhe që mban postin e kreut të Transporteve në qytetin e Sarandës, percjell Opozita.com.

Sipas këtij portali grek, “kjo ngjarje ka shkaktuar stuhi të madhe politike në Shqipëri ditët e fundit”.

“Kjo për shkak se një nga anëtarët udhëheqës të bandës ndërkombëtare, kreu i Transportit në Sarandë, thuhet se ka lidhje të ngushta me Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Punëve të Brendshme.

Kjo është e tepert! Rama dhe Tahiri të japin dorëheqjet dhe të dalin para drejtësisë. Boll pritëm. /Opozita.com/
1