Edukatorja rrah rëndë fëmijën tre vjeç (Video)


Emisioni investigativ “STOP” në Tv Klan ka sjellë një një tjetër rast tronditës të keqtrajtimit të fëmijëve në shtëpitë e fëmijëve. Behet fjalë për një fëmijë të moshës 3 – vjeç e gjysmë, i “Shtëpisë së Foshnjës” në Durrës.
Sipas emisionit ai është dhunuar barbarisht nga kujdestarja e këtij institucioni, Dafina Fama. Ky rast është konfirmuar për gazetarët e “STOP” nga punonjësja e Shërbimit Social, Daniela Deliallisi. Dhuna e ushtruar ndaj fëmijës u konfirmua edhe nga Drejtoresha e këtij institucioni Heroina Duka, e cila tha se janë marrë masat e nevojshme për largimin e menjëhershëm të kujdestares. Duka e cilësoi gjithashtu këtë si një akt të patolerueshëm. Shenjat e fëmijës në fytyrë dhe në trup dukeshin qartë për një dhunim të tmerrshëm fizik nga ana e kujdestares ushtruar drejt fëmijës. Dukeshin qartë shenjat e duarve në fytyrë dhe në ije, si dhe mavijosjet e fëmijës. Në raportin e publikuar në emision thuhet se ky nuk është rasti i parë i ndodhur me kujdestaren Dafina Fama, por një rast i përsëritur i sjelljeve të papërgjegjshme përkundrejt fëmijëve.
Femija-i-keqtrajtuar-650x358