Edi Rama, Vuçiçit :Trepça është në Kosovë, apo do e transportoni në Beograd?!

loading...

safe_image

loading...

Në mbajtjen e forumit “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore” ne Beograd, nuk kanë munguar përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç per Kosoven

Aleksandër Vuçiç: Kur Edi lufton për një mbështetje më të madhe të perëndimit nuk ka kufi. Mund të thotë të flasë kundër Moskës, Rusisë ai e bën unë nuk e bëj.

Në Shqipëri nuk ka probleme me cëshjtje territoriale. Serbia ka trajtim në mënyrë të ndryshme
Për Prishtinën kam disa argumente për të thënë se pala tjetër është fajtore por nuk e them. Ata duhet të kishin përfaqësues. Ne do të vazhdojmë dialogun në mënyrë pasionante dhe të duruar pasi është një nga parakushtet për zhvillimin ekonomik për standarde më të mira jetese për popullin serb. Është dicka që duhet ta bëjmë për marrëdhëniet Shqiptaro-serbe, si dy popujt më të mëdhenj në Ballkan.

Unë e di që ata do të thonë që Vuçiç është mik i shqiptarëve, por s’më intereson. Nuk është e lehtë.

Nuk ndalojmë procesin e e dialogut edhe pse kohë pas kohe duket sikur ka një fund të keq në fund të rrugës, por unë mendoj se duhet të gjejmë më shumë kompromise .
Do të investojmë më shumë kohë e energji edhe pse mund të jetë më e vështirë çdo ditë, sepse atmosfera ka ndryshuar tërësisht dhe është shumë e vështirë jo vetëm për palën tonë por dhe për palën tjetër.

Rama: Ne nuk jemi kundër Rusisë. Nuk kemi luksin të mos flasim me njëri tjetrin edhe pse nuk biem dakord. Kosova është aty ku ne nuk biem tërësisht dakord. Pikëpamja ime është se Serbia sa më shpejt të njohë Kosovën aq më mirë është por e kam thënë hapur që dialogu është një mjet i rëndësishëm

Të dy liderët nga Beogradi dhe Prishtina duhen përshëndetur. Trepca është në minierë është në Kosovë, çfarë do të bëni për Trepcën do e transportoni në Beograd?

Ndërsa ata në Kosvoë ata duhet të kuptojnë se është minierë e Kosovës dhe i përket atyre njerëzve që jetojnë në Kovovë: serbë apo kosovë.

loading...