Edi Rama si polic rrugor gjobit shoferin që kalon me të kuqe, por bën gafa të pafalshme

loading...

loading...

Në spotin e fushatës elektorale të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka marrë rolin e një polici i cili gjobit një shofer që thyen rregullat e semaforit dhe kalon me të kuqe. Edhe pse ai ka pranuar se nuk posedon një patentë dhe nuk di të ngasë makinënzbret nga një makinë policie për të gjobitur qytetarin që ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.Gafa tjetër e Ramës është përdorimi i makinës së policisë në një spot elektoral kur në fakt përdorimi i mjeteve dhe punonjësve të administratës publike për fushatë elektorale është e ndaluar. Në fakt ai vetë lëshoi urdhrin për moslejimin e përdorimit të aseteve shtetërore në fushatë.Sipas inskenimit Rama ka njohje me shoferin por gjithsesi ai nuk e toleron, ndërkohë që i thotë atij se me gjobën që nuk ia kursen, bëhen shkolla, çerdhe e spitale.Me këto fjalë Rama nxjerr blof policinë pasi sipas tij ata i vënë gjobat për të mbushur arkën e shtetit dhe jo për të dhënë realisht ndëshkimin e merituar për ata që shkelin ligjet.Ndërkohë që fjalët e tij për të mbushur arkën e shtetit përfshijnë luftën ndaj korrupsionit, abuzimin me tenderat, moslejimin e evazionit fiskal etj. Per me shume ndiqeni videon me poshte.
VIDEO

loading...