Edi Rama: Nuk i kërkoj falje Sali Berishës për ‘rrotë k…’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar sërish opozitën shqiptare e cila sipas tij edhe kur ishte në pozitë nuk ishte e gatshme për bashkëpunim.

“Kur ishim në opozitë kurrë nuk ka ndodhur që kryeministri ti drejtohet opozitës dhe ti thotë hajde ulemi të diskutojmë. Kurrë nuk ka ndodhur. Kam qenë unë që i kam dërguar letra opozitës, hajde ulemi bisedojmë, përgjigjja ka qenë: po, por me kushte”, tha Rama.

Duke folur lidhur me kërkim faljen për shkak të deklarimeve të tij në parlament dhe shprehjen “rrotë k…”, Rama tha se i kërkon dy herë falje shqiptarëve.

“Nuk e teproj po të them se jam shumë i qetë në raport me shqiptarët, sepse kur njeriu gabon duhet të kërkoj ndjesë dhe kur një kryeministër gabon duhet të kërkojë ndjesë dy herë”, tha Rama në emisionin “Opinion” në televizionin Klan.

Por, Rama tha se nuk ka arsye që falje t’i kërkoj ish kryeministrit Sali Berisha. Thotë se ishte shprehje emocionale dhe nuk i ishte drejtuar askujt.

“S’kam asnjë arsye t’i kërkoj ndjesë sepse për asnjë moment nuk i jam drejtuar atij apo askujt, ishte shprehje emocionale nga ai lum deklaratash në parlament”, tha Rama.

Për gjithë këtë çështje tha fajësoi edhe mediat, lidhur me trajtimin e kësaj çështje.

“Aty nuk ishte diskurs publik dhe është shfaqje shtypi”, tha ai.