Edi Rama kupton për vogëlushen e djegur, ia siguron spitalin në Turqi (VIDEO)

Vogëlushja 2-vjeçare nga Peqini i Shqiperise, Altea Jubi, e cila prej disa ditësh po lufton me jetën, do të dërgohet për trajtim të specializuar në Turqi.
Vogëlushja mori djegie te renda prej 70%, pra ne pjesën më të madhe të trupit. Mesohet se ajo mori djegiet pasi ra në një tenxhere me qumësht të vluar.
Kryeministri Edi Rama, pasi u njoh me rastin e vogëlushes ka kërkuar informacione për gjendjen shëndetësore të saj, dhe i ka siguruar trajtim të specializuar dhe të menjëhershëm.
Lajmin per intervenimin e kryeministrit e ka kumtuar deputetja e qarkut të Tiranës, Ogerta Manastarliu, e cila vizitoi sot 2-vjeçaren, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Ajo konfirmoi se eshte siguruar transportimi i saj në një klinikë të njohur për trajtime të tilla në Turqi.
Kryeministri shqiptar gjendet jashte vendit, por kjo nuk e ka penguar qe te jete me funksional se kurre.
Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

VIDEO