Edhe Thaçi i ka dy fjalë për Mërgim Mavrajn!

loading...

mavraj-albania
loading...

 

Ndaj debatit për gjestin e futbollistit të kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, i cili nuk e ka veshur uniformën me mbishkrimin e “Birrës Peja”, ka reaguar edhe ish- drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi. Ai në një shënim në Facebook ka thënë se në Kosovë nuk ka islamofobë, por ka kundërshtarë e urrejtës të Besimit dhe Islamit.

Shënimi i plotë:

Në Kosovë nuk ka islamofobë, ka kundërshtarë e urrejtës të Besimit e të Islamit!

Andaj, çdo besimtar/e e mysliman/e duhet t’u përgjigjet atyre me fjalët e Zotit në Kuran:

“Duro atë çka thonë ata dhe largohu në mënyrë të denjë!” (73:10). “Përshëndetu prej tyre dhe thuaj: Paqë!” (43:89).

Dhe:

“Thuaj: O mbulues (të vërtetës/besimit)!. Unë nuk adhuroj atë çka adhuroni ju, por as ju nuk adhuroni atë që adhuroj unë. Unë nuk jam adhurues i atyre që ju i adhuroni, por edhe ju nuk jeni adhurues të asaj që adhuroj unë. Ju keni fenë tuaj, kurse unë kamë fenë time!” (109:1,2,3,4,5,6).

loading...