Edhe sot vapë përvëluese, sinoptikanët: Ja kur nis ndryshimi

loading...

loading...

Temperaturat përveluese qe na e bene kete vere kaq te gjatë do duhet t’i duroni se paku edhe sot. Meteorologet njoftojne se vala e te nxehtit qe na mori frymen do te terhiqet nga vendi.

“Vala e te nxehtit terhiqet te premten nga territori duke sjelle 7 – 8° RENIE te temperaturave ne te dy vlerat ekstremale ditore”- njofton Meteoalb, duke saktesuar se “te premten pas mesnates nis ulja e temperaturave”.

Parashikimi per sot

Vendi mbetet në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, më të dukshme në ekstremin verior.

Edhe pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore lindore.

Temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë gjatë mesditës por maksimumi në rang vendi mbetet rreth vlerës 38 – 39ºC.

loading...