Edhe Shefqet Krasniqi ka disa fjalë për rastin e Mërgim Mavrajt

Refuzimin e lojtarit të kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj për të bartur në fanellë reklamën e birrës Peja, Shefqet Krasniqi, ligjerues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, e ka quajtur qëndrim burrëror.

Ai ndër të tjera ka thënë se liria e besimit është e garantuar me Kushtetutë për të gjithë dhe këtë të drejtë duhet ta gëzoj gjithësecili.

Kritikuesit e veprimit të Mavrajt, Krasniqi i ka quajtur dushmanë.

Ai ka thënë se të gjithë ata që përpiqen që ta zhveshin popullin shqiptarë nga identiteti fetar do të jenë të kota.