Edhe serbët janë lodhur nga gënjeshtrat e tyre, lidhur me Kosovën

loading...

Passport.jpg1

loading...

Një shkrimtar serb, Aleksandër Teshiqi, ka marrë guximin që të shpalos gënjeshtrat shekullore që udhëheqësit serbë, duke përfshirë edhe historianët, u kanë treguar qytetarëve të tyre, lidhur me Kosovën, transmeton zeri.info.

Ky shkrimtar shtron pyetjen:”Çka nëse serbët fare nuk e kanë humbur Kosovën në vitin 1389?”

Pranon se serbët me shekuj kanë besuar në gënjeshtrat e veta.

“Me shekuj serbët kanë besuar në gënjeshtra”, ndërsa shton se “Beteja e Kosovës është gënjeshtra më e madhe në historinë serbe”, shkruan Zëri.

Çka nëse serbët fare nuk kanë humbur në Kosovë në vitin 1389? Nga Konstandin Filozofi e deri te shënimi i 550 vjetorit të betejës së Kosovës të gjithë kanë qenë të bindur se kjo betejë ka qenë disfatë e rendë e ushtrisë serbe e cila ndërkohë është bërë pjesë esenciale e identitetit të popullit serbë. Mirëpo, duke u nisur nga viti 1939 përmendet një anë tërësisht ndryshe e historisë, shkruan Teshiqi, në Dnevno.rs, transmeton zeri.info.

Sipas mitit kosovar, serbët të vetëdijshëm e kanë sakrifikuar mbretërinë tokësore për atë të qiellit në Vidovdan të vitit 1389 në krye me Knez Llazarin.

Sa i përkret rezultatit të betejës, sipas mësimit tanë, thotë shkrimtari serbë “ushtria serbe ka qene e mundur dhe knezi ka qenë i vrarë”.

E çka nëse nuk ka ndodhur fare kështu? Shtron pyetjen shkrimtari serb.

Istorigrafia jonë edhe sot e mbështet mendimin e Illarionit Ruvarcit, të vjetër më shumë se 120 vjet, i cili niset nga tradita e humbjes. Ky mendim ende vlen. Edhe pse për një kohë të gjatë ekzistojnë përpjekjet që të rishikohet rezultati i betejës – e vazhdon tregimin për Dnevno.rs Aleksandër Teshiqi, shkrimtar dhe autor i romanit “Kosingas” në të cilin beteja e Kosovës fare nuk e përfaqëson humbjen e ushtrisë serbe.

Illarion Ruvarac ka qenë historian serb i shek 19. Edhe pse konsiderohet themeleus i metodologjisë shkencore në histori te ne, duket se kur është në pyetje Vidovdani ka qenë tërësisht i joshur, thotë Teshiqi.

Sot ai është pak i njohur, së fundmi është përmendur në festën e 6 shekujve nga beteja e Kosovës në vitin 1989. Në një takim shkencor, mendimi i profesorit Millan Obradoviqit, e që është i bazuar në analizën e fermanit të Bajazitit të shkruar menjëherë pas betejës së Kosovës, thotë se do të duhej të rishikohet rezultati i betejës i cili se paku ka qenë i barabartë, por mund te jetë edhe fitorja e serbisë, shpjegon tutje Teshiqi.

Historiani dhe akademiku ynë i njohur Radovan Samaxhiqi ka shënuar në librin me titull “Beteja e Kosovës 1389” e cila është botuar në vitin 1989, me rastin e festes së 6 shekujve nga beteja në publikimin e ASHAS-it: “Në hulumtime komparative që janë bërë tani, sikur të kishte peshuar më shumë kotësia shkencore e hulumtuesve sepse hulumtimet janë me motive analoge dhe të ngjashme, deri të cilat nuk është arritur lehtë e përgjithësuar deri të pohimet e afërta të Ruvarcit të vjetër… njëkohësisht i kanë refuzuar lajmet e para për betejën si te pasakta, burimisht më autentike, sepse ato kanë treguar për fitimin serb ose për rezultat të barabartë të betejës… themeluesi i madh i historiografisë kritike Illiron Ruvarac këtu tërësisht i joshur me luftën e vet kundër tregimit , në fakt i është nënshtruar këtij tregimi dhe ka deklaruar se për lajmet e para më të rëndësishme, është me së miri të mos ua vëmë veshin.”

Përveç vdekjes së dy kryetarëve, momenti vendimtar për analizën e rezultatit të betejës së Kosovës është tërheqja e shpejtë dhe e papritur e ushtrisë turke në Edrinë nën komandën e sulltanit të ri Bajazitit që në mëngjesin e ardhshëm, thotë Teshiqi.

“Ndërsa në strategjinë ushtarake kjo është më shumë se një shenjë humbjeje, ose së paku të rezultatit të barabartë, historianët tanë thonë se Bajaziti e ka bërë këtë duke u frikësuar nga kryengritja e trupave të vëllait të tij Jakubit të cilin e ka vrarë menjëherë pas vdekjes së babit të vet dhe ka vrapuar në Edrinë për ta forcuar pushtetin”, shprehet shkrimtari serb.

Po, ndoshta është e vërteta e tërheqjes së trupave turke pakëz më ndryshe, shton ai.

“Nga të gjithë historianët turkë që kanë shkruar për betejën e Kosovës vetëm njëri Ashik-Pasha ka shënuar: “Atë natë në ushtri kanë ndodhur intriga. Por, si u gdhi, ushtarët e pranuan Bajazitin për padishah. Pastaj i ngritën çadrat dhe u nisen për Edrinë.”

Nga kjo fjali nuk ka përshtypje se Bajaziti, i cili tanimë ka qenë i zgjedhur për sulltan të ri, ka qenë i shqetësuar për fatin e vet dhe për fronin e vet. Asnjë historian tjetër turk nuk i përmend intriga e frikën për kryengritje, thotë Teshiqi.

Vëlla-vrasja nuk ka qenë gjë e re te Turqit

Sistemi i trashëgimit të fronit në Tuqi ka qenë shumë i ndryshëm nga ai te ne ose në perëndim, dhe gjithashtu e hedh poshtë pretendimin e tërheqjes së Bajazitit nga Kosova për shkak të pushtetit të vet, vazhdon Teshiqi.

“Te ne, mbreti e ka zgjedhur atë të cilit do t’ia lë fronin, dhe kryesisht ai ka qenë djali i cili ka lindur i pari. Madje edhe nëse nuk e ka zgjedhur askë, është konsideruar se djali i parë ka të drejtë për fron. Tek turqit nuk ka qenë ashtu. Shumë shpesh haset në një të dhënë të pasaktë se Jakubi ka qenë djali më i vogël. Nga tre vëllezirt, Jakubi, Bajaziti dhe Saugji, Jakubi ka qenë më i madhi. Por më rëndësi ka qenë mbijetesa e më të fortit, e jo e më të madhit, kështu që vëlla-vrasja ka qenë traditë në familjen perandorake”, vazhdon tregimin Teshiqi.

Natyrisht se trashëguesve të Jakubit nuk u ka pëlqyer se ai ka qenë i vrarë, por kjo ska qenë arsye për kryengritje. Kjo traditë e vëlla-vrasjes është vazhduar më vonë dhe ka qenë rregull, thotë Teshiqi dhe shton se ushtarët turkë pas pak betejës së Kosovës e kanë pranuar Bajazitin për sundimtarin e ri, por sidoqoftë ata janë tërhequr.

Në përkrahjen e pretendimit se humbja në Kosovë ka qenë e fabrikuar më vonë tregon edhe sjellja e sulltanit të ri turk.

Kur Bajaziti prapë ka ardhur në Serbi, kah fundi i vitit 1389, ai e ka ditur kush ka qenë fitues në Fushë Kosovë dhe ka vepruar me nder kur princeshës Milicës i ka ofruar vazalitet, e këtë nuk e kishte bërë çdo kush nëse ana e serbisë kishte qenë e fituar siç pohohet, por e kishte vazhduar pushtimin e vet kundrejt Krushevcit dhe për rrugë i kishte vënë në zjarr të gjitha sikur që ka bërë Murati ne Bullgari, edhe pse tanimë bullgarët ishin dorëzuar.

E ky, gruas se armikut tij i ka ofruar të jetë vazal, dhe më vonë i ka ndihmuar t’i shpërngul ugaret të cilët vitin e ardhshëm e kanë kaluar lumin Sava dhe kanë sulmuar, pohon më tej Teshiqi dhe shton se pikëpamjen për fitoren e serbëve e kanë shprehur shumica e historianëve serb në shek. 20.

Por ndoshta argumentimi më i madh në favor të pretendimit se në Fushë Kosovë ka triumfuar ushtria e knez Llazarit i shprehin bashkëkohorët e asaj kohë.

Të gjitha burimet e njohur nga viti i betejës së Kosovës ose e festojnë fitoren krishtere ose janë të pacaktuara. Për fitoren e turqve nuk flitet gjë, përfundon tregimin shkrimtari serb.

loading...