Edhe pse në koma, Schumacher uron Hamiltonin për rekordin e arritur në Formula 1

Për fat të keq, piloti legjendar i Formula 1, Michael Shumaker, ende nuk është zgjuar nga koma edhe pse ka disa vjet që qëndron i dergjur në spital. Ai u përplas me një gur teksa bënte ski, dhe që atëherë nuk është përmendur më.

Ndërkaq, garat vazhdojnë dhe Lewis Hamilton ka arritur të barazojë gjermanin Michael Shumaker për numrin e herëve që qëndron në Pole Position. Familja Shumaker e ka një mesazh urimi për pilotin anglez.

Nga faqja zyrtare e Schumacher, familja e tij shkruan:

Ky është mesazh nga pjesëtarët e familjes së Michael Shumaker. Përgëzime të mëdha për Lewis, i cili barazoi numrin e herëve që qëndron në podium aq sa dhe Michael, vërtet impresionuese.

Kur ndodh, është arritje e madhe, dhe asnjë rekord nuk thyhet pa mjeshtëri. Kështu që ti e ke merituar Leeis, dhe shumë suksese,” shkruajnë familjarët e Shumaker.