Edhe pse kam familje, e dua tjetrin!

loading...

perjetim_1480275263-7849361

loading...

Po bëhen plot 15 vjet qëkur një mike më fliste për shokun e bashkëshortit të saj. Dhe, meqë jam tip femre e tërhequr, që në start i them “jo”. Por, një ditë tjetër, derisa isha me time mike duke pirë kafe, aty pari kaloi një mashkull dhe, meqë ime mike e njihte, ai u ndal dhe kur erdhi te tavolina jonë, ajo më tha: “Ky është ai…”. Por, pastaj gjërat ndryshuan, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, E., nga Peja.

Isha tip femre që gjithmonë i tërhiqja meshkujt që në shikim të parë. Dhe, kështu ndodhi edhe në ditën kur me time mike pija kafe në një restorant të qytetit tim. Ai, meqë kaloi pranë restorantit ku ndodheshim ne, kur na pa, u ndal dhe hyri brenda. Erdhi te tavolina jonë e ime mike më tha: “Ky është ai…”. S’kishte ndonjë bukuri nga ata që të rrëzonin përtokë, por atë shikim e kam në memorie edhe sot… Pasi një kohe ndahemi me miken dhe teksa kthehem për në shtëpi përsëri ai… I murmuris një përshëndetje të thatë dhe ikim gjithsecili në punë të vet. Por, aq fiksim më mbeti sa nuk kishte ditë të mos mendoja në të… Pas disa javësh më telefonoi. Kishte shkuar në Shqipëri, në det. I vazhduan bisedat në telefon, aq sa edhe u bëmë miq (siç e quaja unë), por ai më kundërshtonte gjithmonë në këtë pjesë. Fati i keq i joni që për diçka jo të ligjshme që kish bërë i duhej të vuante dënimin për një vit. E gjetëm sërish mundësinë e komunikimit, por këtë herë jo me telefon, sepse atij nuk i lejohej të mbante telefon në burg, por me letra. Ishte një nga gjërat më emocionuese që kam provuar. S’di pse dashuria dhe keqardhja m’u bën bashkë dhe i shkruaja thuajse çdo ditë, në mënyrë që t’ia lehtësoja ditët mos t’i kishte monotone.
Por, kjo s’mund të zgjaste shumë. Kontaktet vizuale kishin qenë të pakta. Dhe, pavarësisht ndjenjës, arsyeja të thotë: shiko se po ecën paksa shpjet… Dhe, pas disa muajsh i shkëpus kontaktet, edhe pse e doja shumë dhe ndjehesha mirë kur merrja letër nga ai. Ndërkohë unë erdha në Prishtinë në studime dhe jeta ime mori kah tjetër…
E, vitet kalojnë e asnjë haber nga njëri-tjetri. Dhe, e kisha mposhtur pak atë iluzionin se ai do të ishte i imi. Ndërkohë, ai e kishte mbajtur burgun, kishte dalë dhe e kishte kthyer gjithë botën përmbys për t’më rigjetur. Papritur në një nga ato ditët e mia të mërzitshme e monotone, shikoj nga larg të njëjtët sy që më kishin shikuar dikur… M’u rrëqeth trupi… Ishte ai… I thashë vetes nuk do dorëzohem… Por, ai më ndali në rrugë dhe çdo mendim imi ndryshoi… Sa bukur ishte kur dëgjoja nga ai se ende më donte me të njëjtën forcë si dikur, ashtu si unë, por që s’ia kisha shprehur kurrë… Tash jam arsimtare, punoj, kam krijuar familje tjetër, por mendja ende më rri te ai…

loading...