Edhe dy sulmues të tjerë për Juven

Barazimi i djeshëm 0-0 përballë Cesenas dhe humbja 3-2 në miqësoren ndaj Lucento tregojnë qartë se Juventusi i Massimiliano Allegrit ka nevojë për ndryshime. Sigurisht që Carlos Tevez dhe Alvaro Morata në sulm kanë nevojë për zëvëndëuesë të denjë ndaj dhe Beppe Marotta ka nisur punën për afrimin e të futbollistëve të tjerë, shkruan “Calciomercato”.

Pas kalimit të Lukaku te Everton Juve ka hedhur sytë nga Ezequiel Lavezzi, i cili duket pranë largimit nga PSG (me ardhjen e Di Maria-s), por Juventus duhet të mposhtë më parë konkurrencën e fortë të Milan, Atletico Madrid dhe mbi të gjitha Liverpool.

Emri tjetër është ai i malazezit të Manchester City Stevan Jovetiç, i cili nuk ka dhënë atë që pritej në Angli.