Eda Zari në Tiranë, pas akuzave të nënës për falsifikim

loading...

f1_23-edaz-balline-ne-showbiz1364040020

loading...
Tiranë, 23 mars – Natyrisht që për një artiste të njohur si Eda Zari, një deklaratë e bërë pikërisht nga nëna e saj për vjedhjen e pronave të familjes, pikërisht të dy shtëpive me anë të falsifikimit të dokumenteve, do të bënte bujë. Menjëherë pas kësaj deklarate, që ka shkaktuar shumë reagime në publik pas botimit javën e kaluar në gazetën “Panorama”, këngëtarja ka marrë avionin dhe ka udhëtuar drejt Tiranës, nga Gjermania, ku jeton me bashkëshortin gjerman dhe dy djemtë, të madhin 18 vjeç dhe të voglin 4 vjeç.

Edhe pse ka ardhur në Tiranë, burimet e gazetës panorama kanë mësuar se Eda nuk ka shkuar ta vizitojë nënën e saj në shtëpi, duke e vërtetuar faktin që mes tyre ka ndodhur një kontradiktë e fortë.

Këngëtarja ka preferuar që të reagojë përmes profilit të saj në Facebook. Ajo ka vendosur të shkruajë këtë status: “Hesht unë! Nuk ma njeh zakoni të bëj betejë me mullinjtë e erës. Shisni tirazhe letrash me histori fantome!”, ndërsa u përgjigjet fansave të saj me fjalët: “U jam mirënjohëse për suportin dhe besimin tuaj, të cilin e kam tejet të shtrenjtë, po aq të shenjtë sa nëna ime”.

Por pavarësisht se shkruan këto fjalë, ishte nëna e saj që vendosi vetë të deklaronte për këtë veprim të së bijës, pasi ajo i kishte mbyllur çdo dritare komunikimi. Sipas rrëfimit të Zhane Zarit, Eda ka falsifikuar dokumentet në marrjen e pronave të familjes, ku pjesëtarë janë edhe fëmijët e tjerë, vëllai më i madh 50 vjeç që jeton në Holandë dhe motra tjetër e saj që gjithashtu jeton jashtë.

loading...