E zuri gjumi në timon dhe i iku makina prej duarsh, gjaku i të rinjve lan rrugën

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth 30 minuta më parë në afërsi të fshatit Luz, në rrugën Fushë Krujë-Milot.

Një automjet tip “Golf 4” më të cilin udhëtonin 4 persona dhe një tjetër automjet tip “Ford Monteo” me portobagazh i cili drejtohej nga një djalë, janë përplasur.

4 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej të cilëve sipas dëshmitarëve, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të plagosurit janë të moshave të reja 25-30 vjeç dhe sipas dëshmitarëve, shoferin e “Fordi-t” e ka zënë gjumi në timon dhe ky ka qenë shkaku i përplasjes së dy automjeteve.

Ambulanca transportoi për në spital dy personat që ndodheshin në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa djali që duket i shtirë në foto u transportua me një makinë të rastit pas 20 minutash. I riu kishte të çara pas koke dhe u dërgua për kurim në spital, ndërkohë që gjendja shëndetësore e tij nuk është bërë e ditur.

Sipas dëshmitarëve për JOQ.al, njëri prej djemve kishte mbetur në makinë dhe u nxor nga personat që iu gjendën në ndihmë.

Shoferi i “Fordi-t”nuk ka mbetur i plagosur rëndë, por djemtë që udhëtonin me “Golf 4” kanë marrë lëndime serioze.

Policia gjendet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit