E zëvëndëson seksi palestren ?

loading...


Të bërit seks shpenzon shumë nga energjia trupore, sa është krijuar ideja se një natë pasionante mund t`i zërë vendin shkuarjes në palestër.

Kjo është mbështetur dhe nga studimi i kryer nga Universiteti i Montrealit, i cili zbuloi se mesatarja e energjive të shpenzuara gjatë 25 minutave seks, është 100 kalori për meshkujt dhe 69 për femrat.

Por, seksi nuk mund të zëvëndësoje kurrë stërvitjen, vetëm nëse kryeni 3 orë marrdhënie, që praktikisht e pamundur. Ndaj me keqardhje ju themi se duhet të shkoni në palestër.

Por keni dhe një alternativë tjetër me të cilën mund të digjni kaloritë. Puthjet!

E dinit se 1 orë puthje shpenzon rreth 70 kalori? Të gjithë muskujt dhe tendinat e trupit vihen në lëvizje, zemra fillon të punoje më shpejt, dhe është një mënyrë e mirë për të ndezur partnerin për një seks më të gjatë.
sex

loading...

loading...