E zë gjumi në dyshekun e plazhit në mes të detit, përfundon në një tjetër shtet

loading...

loading...

Në Lazurnoye, një qytezë bregdetare në rajonin e Kherson, Ukrainë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Personazhi kryesor i kësaj ngjarje sa të pabesueshme aq edhe komike është një roje i një resorti në këtë qytezë.

18-vjeçari gjendej mbi një dyshek plazhi i relaksuar në det kur mbylli sytë për disa orë dhe më pas e gjeti veten në mes të Detit të Zi, mes Ukrainës dhe Krimesë.

Ai mbeti në det disa ditë pa ngrënë e pa pirë, por përveç kësaj i kanosej një rrezik edhe më i madh.

Bazuar në traktatin detar, në atë zonë nuk lejohet kalimi për shkak të tensioneve midis Ukrainës dhe Moskës në lidhje me Krimenë.

Ai u gjet me 5 gusht në plazhin e Karkinitsky dhe më pas u transportua për në spitalin Chernomorskoye i dehidratuar.

I riu gjendet jashtë rrezikut për jetën dhe autoritet po punojnë për kthimin e tij në Ukrainë.

loading...