E ZBULON flaka Surroi: Ja për interesa të kujt u bastisën 40 lokacione sot!

loading...


Publicistja Flaka Surroi ka komentuar bastisjet që ndodhën sot në 40 lokacione, me ç’rast ka thënë se ka një përshtypje që të gjitha këto janë bërë për qëllime të caktuara, raporton GazetaBlic.
Sipas saj, ka gjasa që EULEX-I me të tilla veprime, të synojë ta zgjasë veprimin e tij në Kosovë.

Më poshtë mund ta gjeni të plotë shënimin e saj:

Nuk po e di se pse të gjitha këto bastisje sot ma lënë përshtypjen e një inskenimi me qëllim që:
1. EULEX-i t’ia zgjasë vetës qendrimin në Kosovë ;
2. të dëshmohet se krimi po luftohet, pra arsye formale për të na i liberalizuar vizat;
3. të mbahen seanca maratonike gjyqësore që do të përfundojnë me aktgjykime qesharake — si për shembull tjetërsimi i tokave me vlerë prej 60 milionë eurosh, të ndëshkohet me dy vjet e gjysmë burg me kusht — dhe natyrisht, pa konfiskimin e pasurisë.
Peshku nis të kalbet nga koka, por EULEX-i duket se bishtin e paramendon kokë.
Uroj ta kem përshtypjen e gabuar! /GazetaBlic/
FS

loading...

loading...