E vranë me 4 plumba në mes të qytetit, kjo s’është e vetmja plagë që Auloni u la familjarëve

loading...

loading...

Aulon Zeka është i riu 17-vjeçar, i cili u vra ditën e djeshme me 4 plumba në mes të Prishtinës. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të shkollës fillore “Qamil Batalli” në lagjen “Arbëria”, por deri më tani nuk dihen informacione të hollësishme në lidhje me këtë humbje të madhe për familjen Zeka.

E me sa duket, kjo nuk është plaga e vetme që Auloni u ka lënë të afërmve të tij. Vite më parë, fëmiljarët kërkonin ndihmë në rrjetet sociale për djalin që ndërroi jetë dje, për shkak të problemeve të tij të shumta shëndetësore.

Aulon Zeka muajin tjetër mbush 12 vjet dhe vuan nga një problem serioz shëndetsorë. Ai ka probleme me boshtin kurrizor i cili nuk është në formim e sipër si tek fëmijët e tjerë mirëpo boshti i tij është i devijuar afër 100 shkallësh në anen e tij të majt.

Anën e djatht Auloni nuk e ka mjaft të zhvilluar, si pasojë e kësaj këmba e tij e djatht ka mbetur pak më e shkurtë sesa këmba tjetër”, thuhet ndër të tjera në një postim të bërë në faqen “Kontribo dhe ti”

.

loading...