E vjedhin autobusin dhe shkaktojnë kaos e dëme të mëdha (Video)


Policia angleze ka publikuar pamje të kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur dy të të rinj futen me dhunën në një autobus në Accrington, duke shkaktuar dëme në vlerë mijëra funte. Të dyshuarit u futen në autobus dhe filluan ta lëviznin atë duke i goditur autobusët e tjerë të parkuar aty, Policia e Lancashire ka raportuar se incidenti ndodhi të dielën rreth orës 14.30, në muajin nëntor të 2016-ës, pasi të dyshuarit kishin depërtuar në parkingun e autobusëve duke kaluar përmes rrethojave të metalit.