E varrosën për së gjalli, biznesmeni tregon si arriti të telefononte të vëllanë nën dhê

Një biznesmen rus, i cili u varros për së gjalli në Moskë të Rusisë, arriti të telefononte të vëllanë nga brenda varrit e më pas t’i lutet atij që t’i paguante një borxh të vjetër.
41-vjeçari Khikmet Salaev u tërhoq zvarrë për në varrezat e Lyubertsy dhe u varros për së gjalli, por iu lejua që të mbante me vete telefonin. Ai duhej të paguante një shumë prej 410 mijë paundësh britanikë, siç raportojnë mediat ruse.
I varrosur për së gjalli dhe nën dhe, 41-vjeçari arriti të telefononte të afërmit.
Pasi mori telefonatën, vëllai arriti të paguante vetëm 16.430 paund si dhe t’u falte atyre automjetin e tij tip BMW-535 në këmbim të lirimit të Khikmetit