E treta për Lakersat!

loading...

Kronikë amerikane nr.266 – 29 janar 2013

NBA

LaMarcus Aldridge së pari barazoi rezultatin me treshen e shënuar 4.9 sekonda para fundit, pas treshes së Dirk Nowitzkit. OJ Mayo shkaktoi faull në sulm 1.5 sekonda para fundit, kohë e mjaftueshme për Aldridge që të shënoj edhe koshin e fitores pas pasimit të Wes Matthews, 0.2 sekonda para fundit. Aldridge mbylli ndeshjen me 29 pikë e 13 kërcime, derisa JJ Hickson pati rekordin e sezonit me 26 pikë duke shtuar edhe 15 kërcime për dyshifrorin e dyfishtë të 25 në karrierë, në fitoren 106-104 të Portland. Vendasit ishin duke humbur 101-94 nga Dallasi 2:18 minuta para fundit, epërsi që u shkri 52 sekonda para përfundimit me treshen e Batum duke barazuar rezultatin në 101. Darren Collison pati 17 pikë e 9 asistime, ndërsa Dirk Nowitzki mbylli ndeshjen me 26 pikë për Dallasin.

Lakers vazhduan me formën e re të lojës duke shënuar fitoren e tretë radhazi. Ata mbrëmë mposhtën New Orleans, të cilët patë një seri të mirë në fund që përkundër bezdisjes nuk ishte e mjaftueshme për të mposhtur Lakers. Pos Bryant që po shfaq një lojë krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar, mbrëmë kontribuuan edhe Howard e Clark. D12 pati 24 pikë duke shtuar edhe 5 topa të vjedhur e 4 bllokada, derisa Earl Clark mbylli ndeshjen me 20 pikë e 12 kërcime. Kobe Bryant pati 14 pikë dhe 11 asistime për fitoren 111-106 të Lakers, të cilët në mesin e ndeshjes kishin epërsi edhe prej 18 pikëve. “Po funksionon goxha mirë,” deklaroi Bryant i cili për herë të parë në karrierën e tij 17 vjeçare ka arritur të realizoj 39 asistime në 3 ndeshje. Anthony Davis pati 18 pikë për Hornets, derisa Ryan Anderson shënoi 11 nga 16 pikët e tij në çerekun e fundit për mysafirët të cilët nuk kanë fituar në Staples Center që nga janari i vitit 2009.

Brandon Jennings shënoi 30 pikë, 20 prej të cilave në çerekun e tretë për fitoren 117-90 të Milwaukeet ndaj Detroit. Dunleavy pati 17 pikë, Ellis shtoi 14 për Bucks të cilët shkrinë epërsinë e Pistons prej 15 pikëve në çerekun e parë për të shënuar fitoren e 12 si mysafir. Fillestari Andre Drummond pati 18 pikë e 18 kërcime, derisa Greg Monroe shtoi 14 pikë për Detroit. Drummond është fillestari i parë që shënon 18-18 që nga viti 1985-86, pas Dwight Howard.

Kyle Thompson pati 32 pikë për Warriors në fitoren 108-95 ndaj Cavaliers. Përkundër mungesës të Stepen Curryt, Andrew Bogutit, dhe Harrison Barnes, Warriors arritën të mposhtin Clevelandin si mysafirë. David Lee pati DD me 20 pikë e 13 kërcime, derisa Jarrett Jack që nisi lojën si pllejmejker mbylli ndeshjen me 26 pikë e 12 asistime. Tek Cavaliers më i miri ishte Kyrie Irving i cili pati 14 pikë për 36 minuta lojë përkundër mungesës për shkak të gripit në stërvitjet para ndeshjes.

NHL

sennators

loading...
Të udhëhequr nga kapiteni Ryan Callahan dhe portjeri Henrik Lundqvist, Rangers mposhtën Philadelphian me rezultat 2-1. Mbrojtësi Michael Del Zotto pati një asistim dhe 1 gol, derisa Callahan shtoi golin tjetër për tu lënduar gjatë një kacafytjeje me Max Talbot. Callahan lëndoi krahun gjatë rrëzimit në akull dhe i shtohet listës së të lënduarve bashkë me veteranin Jason Arnott i cili akoma nuk është kthyer këtë sezon në akull. Kimmo Timonen përfundoi serinë prej 29 mbrojtjeve të Lundqvist duke shënuar golin e vetëm për Philadelphian, tek të cilët Ilya Bryzgalov pati 26 mbrojtje.

Goli i Sergei Gonchar në fund të ndeshjes kompletoi dështimin e radhës të Washington Capitals. Ata u mposhtën në Ottawa 3-2, edhe pse mbyllën periudhën e parë me epërsi prej dy golave të shënuar nga Brouwer dhe Hendricks. Jim O’Brien ngushtoi epërsinë, derisa Milan Michalek barazoi rezultatin në fillim të periudhës së tretë për fitoren katërt të Senators.

Islanders befasuan Pinguinët duke u shkaktuar humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit. Mysafirët nga Nju Jorku triumfuan me rezultat 4-1 në Pittsburgh pas një periudhe të dytë të shkëlqyeshme ku shënuan tre herë me anë të Grabner, Tavares dhe Moulson, pas golit të parë të Casey Cizikas në fund të periudhës së parë. Pascal Dupuis shënoi golin e vetëm për vendasit 1:09 minuta para fundit duke prishur mbrëmjen e përkryer të Evgeni Nabokov i cili pati 37 mbrojtje për Islanders.

 

Rezultatet dhe renditjet

NBA

Cleveland – Golden State             95-108

Detroit – Milwaukee                      90-117

Portland – Dallas                              106-104

LA Lakers – New Orleans              111-106

 

NHL

Boston – New Jersey                     2-1 SO

Buffalo – Toronto                            3-4 OT

NY Rangers – Philadelphia            2-1

Ottawa – Winnipeg                         4-3

Ottawa – Washington                    3-2

Pittsburgh – NY Islanders             1-4

Tampa Bay – Florida                        5-2

Detroit – Dallas                                 4-1

Minnesota – Columbus                                 3-2

San Jose – Anaheim                        3-2 SO

 

 

loading...