E tradhtonte me femra të tjera, shkodrani rreh gruan pasi ajo zbulon mesazhet

Një grua nga Shkodra ka denoncuar ditën e sotme pranë redaksisë së JOQ.al rrahjen që i ka bërë burri pasi ajo i ka zbuluar mesazhet e tradhtisë në celular.
Ajo shkruan se në mesazhet e zbuluara, burri fliste me 2-3 femra njëkohësisht dhe e tradhtonte vazhdimisht.

Në momentin që ajo i ka treguar se ka parë mesazhet, ai ka reaguar shumë keq ndaj saj duke e rrahur.

Gruaja ka arritur që të marrë sërish bisedat dhe i ka dërguar pranë redaksisë tonë.

Në këto biseda, mund të shihet shkëmbimi i mesazheve që shkodrani ka bërë me femrat e tjera, duke pasur edhe gruan e tij.

Megjithatë, tradhtia duket se nuk është problemi i vetëm, ai e ka “masakruar” gruan duke ngritur dorë mbi të.

Ajo gjithashtu ka dërguar foto, ku pjesë të trupit të saj janë nxirë.

Përshëndetje, burri i jem ka pas më përpara këtë Facebook edhe tani ja mora. I pava të gjitha sms e tradhtis që më ka bërë. Ju lutem publikojini të gjitha gjithkund që t’i shohin të gjith, vetëm anonim. Ju lutem. Ja dhe foto imja që më ka rrah dhe nxirë sepse i zbulova tradhtin”, shkruan qytetarja pranë redaksisë tonë.

M% poshtë janë bisedat që ai ka realizuar së fundmi me dy femra të tjera, ku me njërën prej tyre fliste që nga 2014./