E tmerrshme: Vëlla e motër nuk do flenë më kurrë, kjo mund t’i vrasë

loading...

Një reportere lajmesh dhe vëllai i saj kanë trashëguar një sëmundje të tmerrshme.

Ata nuk do mund të flenë më kurrë pasi kjo mund t’i vrasë.

Hayley Webb, 30 vjeç dhe vëllai i saj, Lachlan, 28 vjeç, vuajnë nga Insomnia Fatale Familjare, një gjendje e tmerrshme pa asnjë kurë.

Sëmundja e rrallë prek 1 në 10 milionë njerëz dhe ata nuk e dinë se kur do i godasë.

Sëmundja u ka vrarë mamanë dhe gjyshen e tyre.

Tashmë të dy po u nënshtrohen testeve për të tentuar gjetjen e një kure përpara se sëmundja t’i vrasë.

Vëlla e motër nga Australia shpresojnë se sëmundja, që u ka vrarë tezen dhe dajën, mund të kurohet.

Kjo sëmundje dëmton qelizat nervore, duke krijuar vrima në atë pjesë të trurit që rregullon gjumin.

“Mund të ndodhë nesër. Nuk e dimë pasi jemi në zonën e rrezikut. Ndoshta mund të kemi dhjetë vite jetë. Shpresoj të gjejmë një kurë,” thotë Hayley.

“Nuk do të rri duarkryq duke pritur orën e vdekjes. Dua informacion, dua prëgjigja dhe dua një dreq kure”.E tmerrshme: Vëlla e motër nuk do flenë më kurrë, kjo mund t’i vrasë

loading...

loading...