E tmerrshme: shiko cfar i beri kafshimi i gjarperit 13 vjecare

Kjo pamje horror vjen nga Venezuela, ku një 13- vjeçare nga një fshat afër kryeqytetit, Karakas, u kafshua nga një gjarpër, duke i shkaktuar tharjen e këmbës.

13- vjeçarja po vuan nga e ashtuquajtura necrosis, e cila shkakton vdekjen e parakohshme të qelizave.

Fillimisht ajo u kurua me metoda të mjekësisë popullore indigjene, por pas një muaji këmba e saj mori ngjyrë të zezë duke iu tharë dita-ditës.

Ajo u transportua në spitalin e qytetit të Karakasit ku po merr mjekime, por ende nuk ka asnjë përmirësim.

Mjekët mendojnë se asaj i duhet bërë një amputim, prerje e këmbës, pasi ekziston rreziku që sëmundja të shpërndahet në të gjithë trupin.

Arun Ghosh, mjek në Spitalin e Liverpulit, i cili pa gjendjen e vajzës, tha se helmi i gjarprit mund të shkaktojë edhe vdekjen e vajzës.

“Nga pamjet duket që helmi i gjarprit ka qenë shumë i fortë dhe po përhapet në të gjithë trupin. Nëse nuk bëhet amputimi, helmi mund të kalojë në veshka dhe t’i shkatërrojë ato. Ajo edhe mund të humbasë jetën, nëse nuk ndërhyhet tani”, tha Ghosh.