E tmerrshme: Ja çka i ka bërë tokës testi bërthamor i Kim Jong-un

Testi i fundit bërthamor i Koresë së Veriut duket se ka shkaktuar rrëshqitje dheu, sipas asaj që besohet të jenë imazhet e para satelitore të pasojave.

Testi i së dielës u zhvillua në tunelë nëntokësore në zonën malore të Punggye-ri.

Testi lëshoi një dridhje të fuqishme 6.3-magnitude e cila u ndje përtej kufirit në Kinë.
Ai ka shkaktuar lëkundje të tokës në zonën e rënies së predhës dhe përreth saj, siç e dëshmojnë pamjet satelitore të publikuara të mërkurën duke mos shkaktuar gjithsesi kratere por rrëshqitje të tokës.

Testi i gjashtë bërthamor koreano-verior shkaktoi një tërmet me magnitudë 6.3 ballë sipas sizmologëve amerikanë. Ai u pasua pak më pas nga një tërmet 4,1 ballë, duke ngjallur pikëpyetje në lidhje me mundësinë e një rrëshqitje të dheut në zonë dhe përhapje potenciale të materialeve radioaktivë në atmosferë.

Pheniani siguroi se ka testuar një bombë me hidrogjen mjaftueshëm e vogël për t’u instaluar mbi një raketë, duke nxitur një valë dënimesh dhe përshkallëzuar tensionet që ishin tashmë në pikën më të lartë.

Terreni është konstatuar me re te dendura pluhuri, lëkundje të vogla të tokës duke depozituar materiale në shtratin e lumenjve.endra 38 North e Universitetit Johns Hopkins në Uashington publikoi pamje satelitore që mbanin datën e së hënës dhe shfaqnin ndryshime në sipërfaqen e Punggye-ri, zona kryesore e testeve bërthamore koreano-veriore.