Një varg tronditës këndohet nga izraelitët në Tel Aviv: “Nesër nuk ka asnjë shkollë, se në Gazë nuk ka më fëmijë”. Gjithçka është xhiruar dhe postuar në YouTube.
Nga 8 korriku e deri tash, mbi 1100 njerëz në Gazë kanë humbur jetën, në mesin e tyre shumë fëmijë. Të shtunën, më 26 korrik, është regjistruar videoja ku në Tel Aviv këndohet dhe ngrihen flamujt e Izraelit, transmeton Telegrafi.
Fjala është për ekstremin e djathtë izraelit, që kremtojnë vdekjen e fëmijëve palestinezë. Këtë video e ka postuar një gazetar, ndërsa titrat janë në anglisht.
Çfarë tjetër të themi pos: e pafalshme, e pashpirt!