E tmerrshme! Burri përdhunonte gruan në gjumë, ajo e zbulon nga telefoni

loading...

loading...

Një burrë rreth të 30-ave është burgosur për 9 vite, pasi policia ka gjetur video në telefonin e tij që tregonin se kishte përdhunuar bashkëshorten ndërkohë që ajo flinte.

“The Independent” shkruan se në mënyrë të përsëritur, ai ka filmuar veten duke kryer akte seksuale ndaj gruas së tij në shtratin e martesës.

Ndërkohë Gjykata e Newcastle Crown bëri me dije se çifti kishte rreth 10 vite martesë, por abuzimi ka nisur në shtator të vitit 2016.

“Gruaja zbuloi videot pasi burri i saj la telefonin celular në shtëpi kur ai shkoi në punë. Gjykata dëgjoi se gruaja kishte kontaktuar bashkëshortin e saj pasi gjeti videot e ruajtura në një aplikacion për smartphone dhe tha: “Kam parë vetëm videot që më përdhunon në telefonin tuaj”, shkruan “The Independent”.

Si pasojë, burri nuk shkoi në shtëpi por u dorëzua vetë në polici. Para policëve ai tha: “Kam pasur marrëdhënie seksuale me gruan time. Ajo nuk pranoi. Ajo zbuloi dhe pa video në telefonin tim”.

“Në mars të vitit 2017, zbulova se burri im më kishte abuzuar seksualisht. Që nga ajo ditë, jeta ime dhe ajo e fëmijëve tanë është e përmbysur në atë mënyrë saqë nuk mund të ndërtohet më. Unë kurrë nuk mendova se ai do të ishte në gjendje të bënte atë që bëri. Ai më ka mashtruar plotësisht. Unë kurrë nuk dua ta shoh përsëri”, ka deklaruar viktima.

loading...