E theri veten në vend të shalqirit (Video)

loading...

Nuk është kurrë ide e mirë që të luani me thika të mprehta apo shpata të samurajëve japonezë pasi të keni pirë disa birra.

Në videon e publikuar së fundmi internet, shihet një person duke tentuar të presë një shalqi që është i balancuar mbi një tavolinë.
f.0724172934839_m

loading...

Mirëpo, se prerja e tërthortë është e vështirë të bëhet nën ndikimin e alkoolit, tregon edhe videoja e shndërruar në hit në internet, por sigurisht për arsye të gabuara.

Gjatë filmimit të prerjes së këtij shalqiri, një mik i këtij djaloshi bëri shaka duke i thënë: “Të lutem mos e prej dorën, nuk jam infermier”.

Pak momente më vonë, mund të shihet gjaku duke rrjedhur nga dora e këtij personi që tentoi ta presë shalqiri nën ndikimin e alkoolit. Për më shumë shikoni videon më poshtë. /LajmeOnline/

Vërejtje: Kujdes sepse mund të ketë pamje të ndjeshme.

loading...