E sulmon Kim Kardashianin!

Johnny Depp nuk është një fans i madh i Kim Kardashianit dhe këtë gjë e ka bërë publike në një intervistë për revistën ‘Interview’, ku aktori hollivudian ka sulmuar ashpër “reality-show”-t që bëjnë të famshëm njerëzit pa talent.

50-vjeçari është i frikësuar nga fiksimi i botës moderne tek të mirat materiale dhe mendon se ky trend do të shkatërrojë shoqërinë në vitet e ardhshme.

“Është e frikshme. Kur sheh këto gjëra nuk të bëhet të imagjinosh se çfarë do të ndodhë në 20 vitet e ardhshme. Njerëzit bëhen të famshëm për hiçgjë”, tha Depp duke iu referuar yjeve të televizionit si Paris Hilton apo Kim Kardashian.

“Njerëz që jetojnë në Hollivud dhe kanë para’, nisin një “reality-show” dhe menjëherë vërshon interesi i publikut ndaj tyre”, shtoi protagonisti i sagës Piratët e Karaibeve.