E shpëtoi fëmijën në mënyrë të pabesueshme

2151-225x300

Dyzet minuta ka zgjatur drama për shpëtimin e një fëmije kinez, deri sa arritën  zjarrfikësit, ndërkohë që fëmijën e mbante nga ana e jashtme e ndërtesës një i rritur që të mos binte ose të mos i zihej fryma në grilat e dritares së katit të katërt, ku iu kishte mbetur koka
Kinezi Zhou Bo kishte vënë jetën e vet në rrezik për ta shpëtuar fëmijën në një vend e pozitë të pabesueshme – koka i kishte mbetur në grilat e dritares në katin e katërt të ndërtesës, ndërsa ky e ndihmonte nga jashtë.
Zhou ka rrëfyer se kur kishte dalë nga apartamenti i vet kishte parë një tollovi në rrugë, të shqetësuar për fatin e fëmijës që po përpëlitej në dritarën e katit të katërt të asaj ndërtese. Kishte vrapuar pa bërë llogari drejt apartamentit  në dritaren e të cilës ishte i varur fëmija, por e kishte gjetur derën të mbyllur. Ai e kishte parë se fëmija po qëndronte në ajër dhe me kokën mes telave të grilave. Prandaj kishte vrapuar në apartamentin përfundi. Meqë distanca mes fundit të dritares nga ku ky do të provonte shpëtimin e fëmijës dhe fëmijës ishte e madhe dhe s’mund ta ndihmonte, kishte marrë një karrige dhe e kishte vendosur në dritaren ku do të qëndronte. Pastaj duke vendosur baraspeshën mu si në telin e cirkut, me trupin e tij i ishte bërë mbështetëse fëmijës.
“Kisha përshtypjen se është ndalur koha.  S’i ndieja për të miat as duart, as krahët. Kurse zjarrfikësit  s’ishin kund”, ka thënë ai.
Pas dyzet minutash kishin mbërri zjarrfikësit dhe e kishin shpëtuar fëmijën dhe atë.
Fëmija, që kishte qenë vetëm në shtëpi, kishte dashur të shikonte jashtë dhe ishte ngatërruar në grilat e dritares.