E shpallën gruaja më e shëmtuar në botë por e vërteta e saj është e frikshme

Mary Ann Bevan është quajtur si gruaja më e shëmtuar në botë, por pas shëmtisë se saj ka një të vërtetë të madhe.
Deri në moshën 29- vjeçare ajo jetoi në Londër, ku punoi si infermiere dhe pati katër fëmijë me burrin e saj. Gjithçka do të shkonte mirë për Mary deri ditën që burri i saj u nda nga jeta.

Pas vdekjes së tij Mary nisi të vuante nga dhimbje të shpeshta koke dhe të padurueshme. Më pas i filluan dhimbjet e muskujve, pastaj filluan duke i shtrembëruar gjymtyrët dhe fytyra.

Mjekët zbuluan se ajo vuante nga një çrregullim, i cili njihet me emrin acromegaly. Ky çrregullim bën që gjymtyrët dhe fytyra të deformohen.

Në ato vite në Angli mbahej edhe konkursi “Gruaja më e shëmtuar” dhe shpërblimi ishte goxha i madh. Mary fitoi atë vit dhe kështu i mbeti përgjithmonë titulli gruaja më e shëmtuar në botë.