E shkuara e errët e biznesmenit nga Vlora që ra në koma dhe vdiq në spital në rrethana misterioze

Bukurosh Malaj është biznesmeni 45-vjeçar nga qyteti i Vlorës, i cili ndërroi jetë në spital mbrëmjen e djeshme pasi qëndroi 3 ditë në koma.
Ai u aksidentua me makinë ndërkohë që udhëtonte me një vajzë e cila sipas dëshmisë së saj kishte deklaruar se Malaj kishte nxjerrë kokën nga xhami i makinës ndërkohë që ishte në ecje dhe ishte përplasur nga një kamion.

Malaj kishte marrë plagë të rënda në kokë të cilat rezultuan fatale.

Dëshmia e vajzës ka ngjallur dyshime edhe tek familjarët e të ndjerit të cilët kanë thënë se rrethanat e vdekjes janë të dyshimta dhe se nuk bëhej fjalë për një aksident.

Rreth dy vite më parë në datën 15.02.2015, rreth orës 01:15 të mbrëmjes, Malaj u përfshi në përleshje me 3 persona të maskuar me kapuça të cilët i prenë rrugën dhe i drejtuan armët në kokë.

Njëri prej tyre mbante kallashnikov, ndërsa tjetri pistoletë. Ata mundën t’i grabisnin shumën prej 3.5 mln lekëve të vjetra dhe automjetin tip Mercedes-Benz me targa ‘AA184CE’.

Kur u bë ndeshja me ta, pasi u bë gjithë ajo rrëmujë, unë mendova të lë lekët dhe makinën para shëndetit dhe fëmijës. Më kanë goditur dhe kam shenjat e dhunës fizike në kokë,- ka deklaruar biznesmeni mbi grabitjen.