E shesin për topa

Roger-Fallas

Në Kosta Rikë ka ndodhur njëri nga transferimet më të çuditshme së fundmi në botën e futbollit.

Derisa në Evropë po derdhen miliona euro për lojtarë cilësor e jocilësor, dy klube në divizionin e dytë të Kosta Rikës janë pajtuar të këmbejnë një lojtar me 50 topa futbolli.

Roger Fallas do të kaloj tek Universidad Costa Rica me datë 11 gusht pas transferimit nga skuadra Puma Generalena. /SkuadraIme/